​Rama falënderon Klintonët dhe Hilarit e Kosovës që ishin dje në ceremoni

Aktuale

​Rama falënderon Klintonët dhe Hilarit e Kosovës që ishin dje në ceremoni

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 20:38
Foto nga takimi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fund të vizitës presidentit të 42-të i SHBA-së, Bill Clinton, ka falënderuarr Klintonët, Hilarit dhe vetë Billklintonin, që erdhën dje nga Kosova për t’i dhënë ngjarjes së rrallë përmasën e një zemre të madhe.

Rama madje ka postuar edhe një video.

Përndryshe, në ceremoninë e organizuar nga Qeveria e Shqipërisë, për më shumë se 30 minuta, iu është dhënë mundësi të rinjëve nga Kosova që ta falënderojnë Clinton për kontributin e tij për Kosovën.

Megjithatë, aty nuk u pa asnjë nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat