Jabllanoviq ndalohet për kalim ilegal të kufirit në Kosovë

Aktuale

Jabllanoviq ndalohet për kalim ilegal të kufirit në Kosovë

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 11:31
Aleksandër Jabllanoviq

Policia e Kosovës ka ndaluar të martën për kalim ilegal të kufirit ish-ministrin për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviq, bëjnë të ditur burime të Kp.

Jabllanoviq, i cili ishte i shoqëruar me gruan dhe fëmijët e tij, kishte hyrë në Kosovë përmes rrugëve alternative.

Lidhur me këtë rast ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, ku thuhet se i njëjti është liruar në mënyrë të rregullt.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se kjo ka ndodhur dje në mbrëmje, derisa njësiti policor ka qenë në pikë statike.

“Njësiti policor derisa ka qenë në pikë statike në rrugën për në Izvore kanë ndaluar automjetin me targa të huaja të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pasagjerja femër kosovare si dhe dy fëmijë. I dyshuari me veturë përmes rrugëve alternative jashtë vendkalimit kufitar në mënyrë ilegale nga territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Kosovës. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit është hapur rasti, të ndaluarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat