Deputeti i VV-së: Nuk e votoj Kodin Civil me përmbajtje të njëjtë, s’ka të bëjë me vlera dhe kulturën tonë

Aktuale

Deputeti i VV-së: Nuk e votoj Kodin Civil me përmbajtje të njëjtë, s’ka të bëjë me vlera dhe kulturën tonë

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 16:03
Eman Rrahmani

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani edhe një herë e ka deklaruar votën e tij kundër sa i përket Kodit Civil.

Sipas tij, vota do të jetë kundër në rast se projekt-kodi civil vjen me përmbajtje të njëjtë për t’u votuar në Kuvend.

“Prej neve nuk është kundërshtuar si projekt-kod mirëpo është kundërshtuar për shkak të dy paragrafëve të një neni të caktuar”, ka deklaruar deputeti Rrahmani.

Tregon se që nga koha kur i njëjti nuk ka kaluar në Kuvend nuk ka diskutuar me askënd për këtë çështje.

 “Unë se besoj që duhet dikush parimisht të ndryshojë qëndrime, është qëndrimi i njëjtë edhe e kam thënë dhe prapë e përsëris që nëse përmbajtja e këtij ligji është e njëjtë vota jem do të jetë e njëjtë, do të jetë kundër për shkak që mendoj se nuk ka të bëjë me vlera dhe kulturën tonë si popull”, ka thënë Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat