Shkëlzen Gashi ka një ftesë interesante për kryeministrin Kurti

Aktuale

Shkëlzen Gashi ka një ftesë interesante për kryeministrin Kurti

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 23:21
Shkëlzen Gashi

Aktivisti, Shkëlzen Gashi e ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të intervistohet në Pressing të T7.

Ai ka thënë se dëshiron ta kundërshtojë Kurtin sepse me të nuk pajtohet në asnjë fushë, përpos me dialogun.

Madje edhe me temat që lidhen me dialogun ka vërejtje, sidomos për mënyrën sesi po përpiqet ta integrojë komunitetin serb.

Gashi tha se nëpër studio televizive liderët e partive politike nuk duhet ta caktojnë panelin.

”Ti vjen si kryetar i PDK-së, LDK-së, AAK-së, panelin e caktoj unë. E bëjnë krejt paritë politike dhe krejt studiot televizive. Sugjerimi është që ti me qenë i pari që iu thua, panelin e bëj unë. Unë po kam qef me ftu publikisht kryeministrin Kurti dhe unë me qenë në panel. Unë po du me kundërshtu atë, sepse nuk ka asnjë fushë që unë pajtohem me të. E vetmja gjë që pajtohem me të është dialogu, por edhe aty kam vërejtje, te integrimi i komunitetit serb”, ka thënë  Gashi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat