Flet zëvendësministri i ri: Me ftesë të kryeministrit Kurti iu bashkova Ministrisë së Drejtësisë

Aktuale

Flet zëvendësministri i ri: Me ftesë të kryeministrit Kurti iu bashkova Ministrisë së Drejtësisë

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 08:49
Albin Kurti dhe Vigan Qorrolli

Një ditë pasi Zyra e Kryeministrit ka konfirmuar se Vigan Qorrolli është emëruar zëvendësministër i drejtësisë, është deklaruar edhe vet Qorrolli.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Ministrisë së Drejtësisë i është bashkuar me ftesë të Kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka falënderuar të gjithë për vlerësimet ndaj tij.

“Me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i jam bashkuar Ministrisë së Drejtësisë në detyrën e zëvendësministrit

. Me besim të thellë për punë të vlefshme për kombin dhe atdheun tonë -- ju falënderojë të gjithëve për vlerësimet tuaja dhe ju uroj një vikend të bukur!”, ka shkruar Qorrolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat