Gazmir Raci: Kjo është marrëveshja që integroi strukturat ilegale në veri në institucionet e Kosovës

Aktuale

Gazmir Raci: Kjo është marrëveshja që integroi strukturat ilegale në veri në institucionet e Kosovës

Nga: N. Sh. Më: 8 korrik 2023 Në ora: 10:44
Gazmir Raci

Analisti politik Gazmir Raci thotë se, marrëveshja e vitit 2013 e ratifikuar në Parlamentin e Kosovës, ka epërsi mbi ligjet tjera.

Përmes një postimi në Facebook, Raci thotë se, me këtë marrëveshje, Kosova ka marrë përgjegjësi për të integruar në institucione policët, gjyqtarët, prokurorët dhe anëtarët e tjerë të ish-strukturave ilegale në veri.

Postimi i plotë:

U zbulua uji i nxehtë 😅

Sa për sqarim marrëveshja e vitit 2013, e cila u ratifikua me 2/3 nga Parlamenti i Kosovës, ka epërsi mbi ligjet tjera. Me këtë marrëveshje, Kosova ka marrë përgjegjësi për të integruar në institucionet e Kosovës policët, gjyqtarët, prokurorët dhe anëtarët e tjerë të ish-strukturave ilegale në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat