Kurti pas takimit ku prezent ishte edhe ambasadori amerikan: Diskutuam për sfidat e të bërit biznes

Aktuale

Kurti pas takimit ku prezent ishte edhe ambasadori amerikan: Diskutuam për sfidat e të bërit biznes

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 19:51
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Twitter, pas takimit që kishte me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier dhe përfaqësues të bizneseve si dhe ata të USAID’it.

Kurit ka thënë se kanë diskutar për sfidat e të bërit biznes, si dhe mënyrat sesi mund të ndërtohet partniteritet privat-publik.

”Një kënaqësi dhe një përvojë produktive për të pritur@USAmbKosovo@U SAIDKosovo @AmChamKosovo Ne diskutuam për mundësitë dhe sfidat e të bërit biznes në Kosovë dhe mënyrat se si mund të ndërtojmë një partneritet më të fortë privat-publik. Ne presim shumë biseda më të frytshme”, ka shkruar Kurti.

Për këtë takm ka shkruar edhe ambasadori amerikan, duke thënë se tensionet në Veri rrezikojnë klimën e investimeve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat