“Je dëgjuar pesë herë me Radojiçiqin”, publikohen përgjime të reja nga biseda e Kusari-Lilës me Simiqin

Aktuale

“Je dëgjuar pesë herë me Radojiçiqin”, publikohen përgjime të reja nga biseda e Kusari-Lilës me Simiqin

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 15:36
Mimoza Kusari-Lila- Sllavko Simiqi

Është publikuar edhe pjesa e dytë e përgjimeve të Mimoza Kusarit, shefes së Grupit Parlamentar të VV-së me Sllavko Simiqin, deputetin e Listës Serbe.

Në përgjimin e ri të publikuar  dëgjohet teksa Sllavko Simiq i thotë Kusari-Lilës se (siç) do t’i thyhej koka edhe asaj edhe kryeministrit Kurti dhe se kishte folur pesë herë me të dyshuarin për krime, Milan Radojiçiqin.

Aty është edhe një mesazh i Radojiçiqit të cilin deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq ia lexon shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës, se PDK-ja i ka shkaktuar “më së shumti dëme në jetë” dhe se do të përballej me ta “sa të ishte gjallë”.

Gjithashtu, Milan Radojiçiq vazhdon i ankohet shefes së deputetëve të VV-së për trajtimin që po i bëhej nga ana e shtetit të Kosovës.

“Ndoshta kam mundur unë që të publikoj komunikimin që kemi pasur unë e ti, drejtpërdrejt – kjo është ajo që të përfoli unë – por, jo, jam në rend të parë njeri që këtë nuk e bën e pastaj politikan që ju e keni nënçmuar shumë.” – shkruhet tutje në atë mesazh.

Kusari poashtu e pyet për çfarë arsyesh e kanë vënë në listë të zezë të Amerikës Radojiçiqin dhe se pse Lista Serbe nuk po ia shprehte shqetësimet ambasadorit amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat