AAK nis takimet konsultative me Sindikata

Aktuale

AAK nis takimet konsultative me Sindikata

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 15:45
AAK

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka nisur sot takimet dhe konsultimet me grupe të interesit në kuadër të dialogut social.

Haradinaj thotë se AAK,  ka nisur sot takimet dhe konsultimet me grupe të ndryshme të interesit, si vazhdimësi e dialogut social, duke i takuar së pari përfaqësuesit e sindikatave në vend.

“Me përfaqësuesit e sindikatave, deputetët e Aleancës diskutuan për iniciativën e Grupit Parlamentar të AAK-së për dy çështje kryesore: Ngritjen e vlerës së koeficientit të pagave në 129 euro, përmes rishikimit buxhetor, e cila besoj do të mbështetet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës nga të gjitha partitë; dhe për idenë dhe planin për hartimin e nismës ligjore për Ligjin e Pagave.
Në këtë ligj, dy elemente kryesore do të trajtohen: ajo e klasifikimit të vendeve të punës, ku ka padrejtësi të mëdha; dhe e dyta, shtesa për rrezikshmëri në punë, e cila tashmë ka hyrë në muajin e gjashtë dhe nuk po u jepet punëtorëve që u takon”
, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje, ai ka shtuar se “dialogu social për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës është e një rëndësie të veçantë, dialog ky që tani e dy vite nuk po ndodhë me Qeverinë e Kosovës”.

“Nga lidershipi i këtyre sindikatave e morëm mbështetjen e plotë për të vazhduar konsultimin në kuadër të platformës së dialogut social me sindikata dhe për përfaqësimin e interesave të tyre në Kuvendin e Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat