Drejtori i policisë pret në takim ambasadorin gjerman

Aktuale

Drejtori i policisë pret në takim ambasadorin gjerman

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 16:33
Gazmend Hoxha

Sot, Gazmend Hoxha, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, bashkë me stafin e tij, priti në takim  Jörn ROHDE, Ambasador i Gjermanisë në Kosovë, i cili ishte i shoqëruar po ashtu nga bashkëpunëtorë.

Gjatë takimit u diskutuan çështje të rëndësishme për PK-në me qëllim të avancimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet partnerëve.

Me këtë rast Drejtori i Përgjithshëm falënderoi për mbështetjen edhe zyrtaren Andrea GESCHKE-Atashe Policor, e cila përfundon mandatin e saj dhe njëkohësisht ndau një mirënjohje për punën, bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar për Policinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat