“Mo more se keshin hallku me ty” – Pse po i thotë kështu Spahiu – Matoshit?

Aktuale

“Mo more se keshin hallku me ty” – Pse po i thotë kështu Spahiu – Matoshit?

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 22:43
Spahiu dhe Matoshi

Funksionimi i organeve të drejtësisë në veri të vendit ka përplasur Halil Matoshin me Nexhmedin Spahiun në Politiko.

Matoshi ka insistuar se Prokuroria Themelore dhe Gjykata në veri nuk janë funksionale dhe se të gjithë të dyshuarit e arrestuar si “kriminelë”’, janë kapur pa lejen e gjykatës.

“Ma more se keshin hallku me ty. Prokuroria e Kosovës funksionin në veri. Le Borellin. Ai po informohet prej teje. Të sheh ty në tv duke fol. O unë i kam sytë me pa Halil Matoshi. Prokuroria Themelore në veri. Natyrisht që është funksionale. Ai se ka qitë hala flamurin e Kosovës, për inati të Albin Kurtit. Edhe Gjykatat funksionojnë në veri.

Matoshi ia kujtoi Spahiut dy marrëevshjet e nënshikruara për normalizim të raporteve mes Kosovës e Serbisë në kuadër të procesit të dialogut.

“Kurrë s’ka qenë normal veriu a? ‘A e dini ju që ekzistojnë dy marrëveshje për normalizim, e 2013 dhe 2015. Ka punu Prokuroria e gjyqësori. Është e pavërtetë që funksionon Prokuroria në veri. E pavërtetë Nexh. Edhe ata kriminelë që janë arrestuar, janë arrestuar pa leje të gjykatës. E ka thanë Borelli.”, i tha Matoshi-Spahiut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat