Kusari-Lila: 100% e sigurt që PDK-ja dhe Haradinaj i kanë fryer listave të veteranëve

Aktuale

Kusari-Lila: 100% e sigurt që PDK-ja dhe Haradinaj i kanë fryer listave të veteranëve

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 23:30
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se beson 100% që PDK-ja dhe Haradinaj i kanë fryrë listat e veteranëve.

Ajo është pyetur për fjalët që ajo ia ka thënë Simiqit për figura të ndryshme politike.

Kusari-Lila ka deklaruar se nuk ka thënë asgjë sekrete, jashtë asaj që thuhet publikisht.

”Unë mund ta them që ato që kam diskutu aty nuk është asgjë që nuk kam thënë në publik. Optika e krijimit të një zyre është që brenda. Çështja e veteraneve kemi pasur përplasje të vazhdueshme në Kuvend, pas një komunikimi të tillë kanë dalë dhe kanë vazhdu ofendimet. Të gjitha këto që janë thënë, janë thënë publikisht”, ka thënë ajo.

Ajo ka deklaruar se ata që janë thirrur në veteranët më së shumti kanë manipuluar me ta.

Tutje, ajo ka deklaruar se 18 vjet pas luftës janë regjistruar veteranë të rinj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat