Afera e incizimeve, paralajmërimet e veteranëve për protesta – flet Xhevdet Qeriqi

Aktuale

Afera e incizimeve, paralajmërimet e veteranëve për protesta – flet Xhevdet Qeriqi

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 00:51
Xhevdet Qeriqi

Veterani i UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka thënë se kanë përcjellur audio-incizimet e shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari.

“Për ne ka qenë shqetësuese që një shefe e  grupit parlamentar me diskutu për vetaranët me Listën Serbe, e cila është duke iu prirë bandave kriminale në veri”, tha Qeriqi.

Ai tutje ka thënë që kemi pritur që kjo qeveri t’i trajtojë dinjitetshëm vetaranët e luftës. “Jo që nuk ka ndodhë ajo por pikërisht ky diskutimi i fundit me deputetin serb neve na ka prekur përderisa ne kemi qenë në luftë  me ta”, tha Qeriqi.

Sipas tij shqetësimi më i madh i tyre është komunikimi me Radojiçiq, i cili është edhe në listën e zezë të SHBA-ve.

Qeriqi ka konfirmuar që në ditët në vazhdim do të diskutojnë për të marrë një vendim në lidhje me mundësinë e mbajtjes së protestave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat