Pas përleshjes, Kurti rrethohet nga mbrojtja dhe ministrat e tij

Aktuale

Pas përleshjes, Kurti rrethohet nga mbrojtja dhe ministrat e tij

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 12:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në Kuvendin e Kosovës sot pati përleshje mes deputetëve dhe ministrave derisa kryeministri Kurti ishte duke folur në foltore.

Aktualisht seanca është ndërprerë pasi kryeparlamentari Konjufca thirri policinë.

Kryeministri Kurti po qëndron në sallë i rrethuar nga mbrojtja dhe disa ministra të tij, si dhe deputetë të partisë.

Në fjalën e tij, Kurti ishte duke folur për policinë në Veri dhe për Milan Radojiçiq. 

Përleshja nisi kur deputetja e PDK-së Ganimete Musliu i vendosi një foton të Kurtit me hundë të gjatë. Më pas zëvendëskryeministri Besnik Bislimi doli dhe e hoqi fotografinë, gjë që çoi në reagimin e deputetit të PDK-së Mërgim Lushtaku, i cili i gjuajti me ujë kryeministrin Kurti dhe zëvendësin e tij Bislimi. Këtu reagoi ministri Hekuran Murati, i cili mori edhe disa goditje.

Pas kësaj kryeparlamentari Konjufca e thirri policinë.

“Ju lutem policia brenda Kuvendit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat