Eurodeputeti gjerman shpërndan pamjet e dhunës në Kuvend: Në prill ua miratuam heqjen e vizave

Aktuale

Eurodeputeti gjerman shpërndan pamjet e dhunës në Kuvend: Në prill ua miratuam heqjen e vizave

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 19:02
Martin Sonneborn

Deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Martin Sonneborn e ka shpërndarë një video nga momenti i dhunës së sotme në Kuvendin e Kosovës.

Gjithashtu ai ka kujtuar se Bashkimi Evropian muaj më parë e ka miratuar liberalizimin e vizave për kosovarët.

Ai shkroi në Twitter se si në prill PE miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën dje dhe si vetëm rreth 3 muaj më pas në Kuvendin e Kosovës ka dhunë.

“Në prill, Parlamenti i BE-së hapi rrugën për Kosovën: Mirë se vini në zonën Shengen nga 1 janari 2024! (Seanca e Kuvendit me Kryeministrin Albin Kurti, 13 korrik 2023)” shkroi Sonneborn në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat