Berisha propozon që edhe FBI-ja të përfshihet për hetimet në përgjimet e Kusari-Lilës

Aktuale

Berisha propozon që edhe FBI-ja të përfshihet për hetimet në përgjimet e Kusari-Lilës

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 22:19
Hisen Berisha

Pas përgjimeve të publikuara në të cilat është e përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, duke biseduar me ish-deputetin nga Lista Serbe, Slavko Simiq, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha thotë se asaj duhet t’i merret mandati.

Ai bëri të ditur se kanë pasur që në seancën e sotme të Kuvendit, si PDK, të diskutojnë për këtë çështje në deklarimet jashtë rendit të ditës.

SIpas tij, duhet të ketë edhe hetime, e pse jo edhe Byroja Federale e Hetimeve (FBI) të ftohet.

“Kusarit duhet t’i merret mandati dhe t’i hapet rrugë hetimeve…të kërkohet hetim…të veprojnë organet e hetuesisë të fushës së teknologjisë… dhe të ketë edhe komision parlamentar, pse jo?! Mund t’i sjellim të gjitha këto në tavolinë e hetimit të një komisioni parlamentar, pastaj t’i dorëzojmë Prokurorisë dhe të vazhdojë hetimin, dhe të kërkohet edhe një hetim ndërkombëtar nga ndonjë organizatë kredibile, pse jo?! Pse mos të ftohet FBI?! Ka bërë shumë hetime në Tiranë”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat