Osmani uron Macronin për Ditën Kombëtare

Aktuale

Osmani uron Macronin për Ditën Kombëtare

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 13:33
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar homologun e saj francez Emmanuel Macron për Ditën Kombëtare të Francës.

“Urime të sinqerta Presidentit Emmanuel Macron dhe miqve dhe aleatëve tanë francezë për festën e 14 korrikut.

Lidhjet e forta midis dy vendeve të rrënjosura në vlerat tona të përbashkëta demonstrojnë angazhimin tonë të vazhdueshëm për të forcuar partneritetin tonë në rritje”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Edhe kryeministri Kurti ka uruar Francën më herët në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat