Përleshja në Kuvend, Bekim Haxhiu ftohet për intervistim nga Prokuroria

Aktuale

Përleshja në Kuvend, Bekim Haxhiu ftohet për intervistim nga Prokuroria

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 14:19
Bekim Haxhiu

Pas dhunës që ndodhi dje në Kuvend, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu është ftuar për intervistim nga Prokuroria.

Ai bëri të ditur se intervistimi do të bëhet javën tjetër.

“Organet e drejtësisë janë të pavarura në punën e tyre, kurdo që të më thirrin do të ju përgjigjem. Jam kontaktuar nga Prokuroria, jaën tjetër do të intervistohem”, deklaroi Haxhiu.

Përveç Haxhiu, Prokuroria ka ftuar për intervistim edhe bashkëpartiakun e Haxhiut, Mërgim Lushtakun.

Në seancën e djeshme të Kuvendit ka ndodhur një përleshje mes deputetëve të pozitës dhe opozitës, në të cilën janë përfshirë edhe deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, e edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Përleshje ka pasur përsëri edhe në pjesën e dytë të seancës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat