Peci e liron nga detyra këshilltarin e arrestuar sot

Aktuale

Peci e liron nga detyra këshilltarin e arrestuar sot

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 14:35
Faton Peci

Faton Peci do ta lirojë sot nga detyra këshilltarin e tij, Hysen Muzliukaj. Vendimi vije pas arrestimit të tij sot në një aksion të hershëm.

“Ministri Faton Peci, deri sa drejtësia ta thotë fjalën e fundit, Z. Muzliukaj do ta lirojë nga detyra” ka thënë Flutura Mustafa, shefe e kabinetit të ministrit Peci.

Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj në cilësi të personave zyrtarë, me dashje kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete apo për tjetrin, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare dhe nuk i kanë respektuar detyrat dhe përgjegjësitë e tyre që të ushtrojnë funksionin e tyre në bazë të ligjit.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës lidhur me këtë rast njofton opinionin publik se në maj të vitit 2022 ka pranuar informacione, lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga dy persona, në atë kohë pjesë e strukturave udhëheqëse në komunën e Mitrovicës së Jugut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat