​Lushtaku intervistohet nga prokuroria, avokati: Të gjitha veprimet i bëri në vetëmbrojtje

Aktuale

​Lushtaku intervistohet nga prokuroria, avokati: Të gjitha veprimet i bëri në vetëmbrojtje

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 16:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku sot është intervistuar nga prokuroria për rrahjen e djeshme në Kuvendin e Kosovës.

Pas intervistimit, avokati mbrojtës i tij, Faton Fetahu ka thënë se Lushtaku është intervistuar në cilësi të dyshuarit për sulm, por edhe të viktimës.

Ai ka thënë se qartazi shihet se zëvendëskryeministri Bislimi ka sulmuar i pari deputetin Lushtaku dhe se ky i fundit të gjitha veprimet e tij i ka bërë në vetëmbrojtje.

Fetahu: Lushtaku të gjitha veprimet i bëri në vetëmbrojtje

Zotëri Lushtaku ishte në vendin e tij të punës për dallim nga zotëri Bislimi dhe anëtarë të tjerë të punës. Ai u sulmua në vendin e tij të punës, ai përgjegjësitë e tij të deputetit dhe rregulloren e punës së Kuvendit, deputetët kanë imunitet nga ndjekja penale, paditë civile për vendimet dhe veprimet e tyre në kuadër të fushëveprimit të tyre si deputet. Në rrethanat e rastit konkret veprimi i tij ishte si një kundërpërgjigje ndaj skandalit që ka ndodhur dhe që nuk mori përgjigje zotëri Lushataku. Në tensionin që ata reflektonin, veçanërisht pas provokimit të situatës nga Bislimi që e hoqi fotografinë e vendosur nga deputetët. Ky është rasti i parë i një anëtari të qeverie që ndërhynë në sallën e Kuvendit. Në refleksion të tensionit që transmetonte është vlerësuar e nevojshme një veprim që ka imunitet zotëri Lushtaku, një spërkatje me ujë. Ky nuk është një veprim që cenon integritetin fizik të anëtarë të Qeverisë, por fatkeqësisht nga ana tjetër nuk ishte përgjigja e njëjtë dhe jo reciproke. Pasi ai u sulmua i pari dhe ne të gjitha këto elemente i kemi prezantuar para prokurores”, ka thënë ai.

Ndryshe, gjatë fjalimit të kryeministrit Albin Kurti në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës, deputetë e ministra janë përfshirë në përleshje fizike.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës në drejtim të foltores së Kuvendit, Mërgim Lushtaku ka hedhur ujë në drejtim të Kurtit dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi. Ky i fundit e ka hedhur shishen në drejtim të tij. Më pas, Lushtaku e ka shtyrë ministrat Hekuran Murati dhe Albulena Haxhiun. Kjo e fundit është dëgjuar të thotë “a je normal”.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thirrur Policinë brenda sallës së parlamentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat