Jashari i bën thirrje Osmanit që të mos e nënshkruajë Ligjin për Pagën Minimale

Aktuale

Jashari i bën thirrje Osmanit që të mos e nënshkruajë Ligjin për Pagën Minimale

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 19:26
Xhavit Jashari

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari i ka bërë thirrje presidentes, Vjosa Osmani që të mos nënshkruajë Ligjin për Pagën Minimale.

Ai tha se përfshirja e pensionit të veteranëve të luftës në pagën minimale është e përcaktuar me Ligj dhe për këtë janë duke e shqyrtuar mundësinë që t’i drejtohen edhe me shkrim presidentes.

“Unë dua që të ia kujtojë kryeministrit, kësaj qeverie që Ligji e obligon zbatueshmerinë deri të kategorizimi… dhe dua që t’i  them edhe një herë tekstualisht se obligohet me automatizëm se nëse ngritët Paga Minimale të ngritët edhe benificioni i veteranit. Në Ligjin L/54 e obligon dhe i bëjë thirrje presidentes që të mos ta nënshkruajë dhe të kthejë këtë ligj në Qeveri, sepse ka shkelje në dy ligje që e obligon qeverinë deri në kategorizim të zbatojë nenin që parasheh që veterani i luftës,’ ku thuhet edhe tekstualisht që veteranët e luftës nuk guxojnë që në çfarëdo implikimesh buxhetore që mund të ketë Qeveria, benificioni nuk guxon të jetë nën pagën minimale’….Ne i kemi kërkuar edhe sot publikisht, e shohim mundësinë që t’i drejtohemi edhe me shkrim presidentes”, ka deklaruar ai.

Ai tha se shumë shpejtë kjo organizatë do të protestojë, siç tha ai deri në bllokim të institucioneve.

“Megjithatë nëse është një protestë e organizuar ku ne jemi mbështetës. Jemi duke biseduar me organet drejtuese dhe me degët që kemi në të gjitha komunat për të organizuar një protestë për të kundërshtuar fuqishëm dhe të mos lejuar tutje këtë qeveri të diskriminojë veteranët dhe kategoritë e lirisë. Kjo protestë nuk do të shkojë larg, pasi veç se kemi filluar bisedimet dhe një gjë e tillë do të ndodhë shumë shpejtë. Kur them tutje nuk do të lejohet  të diskriminohen ata që e kanë sjellë lirinë… për të gjitha format që do të organizojmë qoftë më qëndrim, me bllokim të institucioneve me çfarë do formë që vendosim me anëtarësinë dhe me kryesinë tonë do të ju njoftojmë”, ka thënë Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat