Haradinaj uron Ditën e Bastisjes: Franca ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha etapat e shtetbërjes sonë

Aktuale

Haradinaj uron Ditën e Bastisjes: Franca ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha etapat e shtetbërjes sonë

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 22:21
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Bastisjes të organizuar nga Ambasada e Francës në Kosovës.

Haradinaj me këtë rast ka thënë se Franca ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës.

“Franca ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha etapat e shtetbërjes sonë, duke avokuar edhe për lirinë e të drejtën njerëzore në luftë dhe në paqe për Kosovën. Në Ditën e Bastijes, e falënderova ambasadorin z. Oliver Guérot për mbështetjen e tij dhe të Republikës Franceze nëpër proceset që po kalon vendi ynë.

Francë, urime Dita e Bastijes!”, është shprehur Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat