Zv.ministri Sallahu: Instituti për Krime Lufte u mbyll nga PDK-ja

Aktuale

Zv.ministri Sallahu: Instituti për Krime Lufte u mbyll nga PDK-ja

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 13:06
Blerim Sallahu

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se Instituti për Krime Lufte ishte mbyllur në vitin 2018 nga zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Sallahu ka deklaruar se mbyllja e institutit kishte ndodhur me pretendimin se zyrtarët që punuan në këto insitucione nuk patën rezultate.

“Në vitin 2018 është mbyllur Instituti për Krime Lufte nga PDK, konkretisht nga ish ministri nga radhët e kësaj partie. Mbyllja e këtij instituti ka ndodhur me pretendimin se zyrtarët që punuan në këtë institucion nuk patën rezultate. Kjo është arsyeja pse është mbylluar instituti nga ish ministri i PDK-së. Është normë universale e cila respektohet në vazhdimësi se, kur nuk punojnë personat përgjegjës zëvendësohen me persona që punojnë drejt dhe angazhohen për përmbushjen e detyrave të punës”, u shpreh ai në postimin e bërë në Facebook.

Tutje, ai ka theksuar se “Po ta marrim parimin e PDK-së se nëse nuk ka rezultate nga personat përgjegjës duhet të mbyllet institucioni e jo të zëvendësohen ata, atëherë shumica e institucioneve në kohën e qeverisjes së PANI-it ishin dashur të mbyllen”.

“Gjithmonë, kjo parti pasaktësinë e ka pas të saktë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat