“Mes turpit e sinqeritetit”, Toska ‘shpërthen’ ashpër ndaj protestës së veteranëve të luftës - ka një pyetje publike!

Aktuale

“Mes turpit e sinqeritetit”, Toska ‘shpërthen’ ashpër ndaj protestës së veteranëve të luftës - ka një pyetje publike!

Nga: A.M. Më: 15 korrik 2023 Në ora: 16:27
Gazetarja shqiptare nga Maqedonia, Dijana Toska.

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në ora 18:00 do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës. Ata kanë disa kërkesa për çështjet aktuale politike, si dhe kundër ligjit për pagën minimale, në të cilin luftëtarët nuk janë përfshirë.

E në lidhje me këtë protestë ka reaguar gazetarja shqiptare nga Maqedonia, Dijana Toska.

Ajo përmes një postimi në Facebook shtroi një pyetje publike në lidhje me numrin e lartë të veteranëve të luftës.

“Si është e mundur të kemi pas lufte 60 mijë veteran të luftës e vetëm për 3 muaj sa zgjati lufta na u dhunuan seksualisht mbi 20 mijë femra shqiptare!?”

Toska reagoi ashpër ndaj kësaj proteste, duke u shprehur se po ndihet shumë e turpëruar.

“Përderisa nuk kemi turp nga gjaku i derdhun i ushtarëve të UÇK dhe çnjerëzimi i nënave e motrave tona për të cilat krime Serbia ende as falje nuk ka kërkuar, do të vazhdojmë të mbijetojmë si shoqëri e pacivilizuar ku çdo vlerë njerëzore, traditë, kulturë të ketë humbur kuptimin.

Të gjithë ata që sot i thërrasin në protesta këta 60 mijë veteran të luftës, nëse kanë pak dinjitet do të ishte e moralshme në sheshin e Zahir Pajazitit të vendosnin edhe pankarta të mizorive që përjetuan 20 mijë femra, Nana e Vajza TONA Shqiptare, tu shërbejnë si pasqyrë e ndërgjegjjes së vrarë”, shkroi ndër të tjera gazetarja, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Mes turpit e sinqeritetit me veten!

Dua të shtroj një pyetje publike

Si është e mundur të kemi pas lufte 60 mijë veteran të luftës e vetëm për 3 muaj sa zgjati lufta na u dhunuan seksualisht mbi 20 mijë femra shqiptare!?

Përderisa nuk do të jemi të sinqertë me veten, si shoqëri do të vazhdojmë të jetojmë në nivelin më të ulët të qytetërimit, midis të vërtetës e gënjeshtrës, midis fakteve e shpifjeve, midis nderit e çnderimit.

Përderisa nuk kemi turp nga gjaku i derdhun i ushtarëve të UÇK dhe çnjerëzimi i nënave e motrave tona për të cilat krime Serbia ende as falje nuk ka kërkuar, do të vazhdojmë të mbijetojmë si shoqëri e pacivilizuar ku çdo vlerë njerëzore, traditë, kulturë të ketë humbur kuptimin.

Të gjithë ata që sot i thërrasin në protesta këta 60 mijë veteran të luftës, nëse kanë pak dinjitet do të ishte e moralshme në sheshin e Zahir Pajazitit të vendosnin edhe pankarta të mizorive që përjetuan 20 mijë femra, Nana e Vajza TONA Shqiptare, tu shërbejnë si pasqyrë e ndërgjegjjes së vrarë.

Sinqerisht po ndihem shumë e turpëruar.

DT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat