Jashari: Veteranët s’i frikësohen verifikimit – Kryeministri po gënjen

Aktuale

Jashari: Veteranët s’i frikësohen verifikimit – Kryeministri po gënjen

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 18:17
Xhavit Jashari

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, gënjen kur thotë se janë 60 mijë veteranë luftëtarë.

Ai në një prononcim, tha se Qeveria e din që veteranët janë kategori ligjore dhe se duhet të jenë pjesë e cdo ndryshimi ligjor.

“Kryeministri ka gënjy sepse nuk është trefishi, nuk janë veteranë 60 mijë, që e thonë. Edhe kryeministri e din që jemi kategori ligjore, nuk mund të bëjë ndryshim pa na kontaktu ne, apo të jemi pjesë e ndryshimeve të ligjeve”, ka thënë ai.

Jashari, tha se veteranët nuk i frikësohen procesit të verifikimit, por sipas tij kjo është përgjegjësi e komandantëve të zonave të luftës.

“Askush nuk i frikohet procesit të verifikimit. Por, i vetmi organ për verifikimin janë komandantët e zonave, nëse ata ua mohojnë apo ua japin që ua japin dikuj që nuk e meritojnë, le të mirren organet. Se kuptoj kryeministrin a është prokuror apo gjykatës, këta kanë shkel ligje, në ligjin ekzistues, për kategoritë e luftës thuhet se beneficioni i veteranit duhet të jetë sa paga mininale”, ka thënë ai.

Jashari, është pjesë e protestës, ku veteranët po protestojnë kundër Qeverisë së Kosovës, dhe vendimin e marrë për pagën minimale që i lë ata jashtë listës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat