Musliu në protestë: Nuk lejojmë të diskutohet me kriminelë serbë për vlerat e UÇK-së

Aktuale

Musliu në protestë: Nuk lejojmë të diskutohet me kriminelë serbë për vlerat e UÇK-së

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 18:55
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, i është bashkuar protestës së sotme për veteranët e luftës.

Musliu tha se ata nuk do t’i nënshtrohen arrogancës së pushtetit dhe se nuk do të lejojnë që të bisedohet për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me ushtarë serbë.

“Ne arrogancës së qeverisë duhet t’i dalim përballë edhe me protesta nëse ajo nuk merr vesh”, ka thënë Musliu.

“Ne do ta kryejmë punën tonë në Kuvend qysh e kemi kry që dy vjet e gjysmë. Por arrogancës së pushtetit nuk do t’i nënshtrohemi kurrë”.

“Prandaj jemi sot këtu dhe do të jemi çdo ditë sepse e duam Kosovën dhe nuk do të lejojmë që askush të negociojë me Radojçiqin e kriminelë të Serbisë për vlerat e UÇK-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat