Limaj e Haxhiu përqafohen në shesh: Gjithmonë kemi qenë bashkë

Aktuale

Limaj e Haxhiu përqafohen në shesh: Gjithmonë kemi qenë bashkë

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 19:36
Foto nga takimi

Janë takuar rastësisht në sheshin e Prishtinës dy ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bekim Haxhiu dhe Fatmir Limaj. Ata janë përqafuar ngrohtësisht dhe kanë shkëmbyer disa fjalë bashkë.

I pyetur nga gazetarët se çfarë ndjenje është kur takon një bashkëluftëtar, Haxhiu u shpreh se është gjithmonë emocionuese dhe ka respekt për sakrificën e mundin e themeluesve të UÇK-së.

“Gjithmonë ka emocione, ka respekt, për sakrificën e mundin, për njerëz që janë themelues të UÇK-së, kanë qenë organizator dhe udhëheqës të luftës së UÇK-së, ka pasur përpjekje të vazhdueshme të atyre që kanë pasur kumari me Serbinë, t’i përçajnë ushtarët e UÇK-së dhe jo u shfaq sot publikisht.”, tha Haxhiu.

“Kjo qeveri s’ka moral të qëndrojë në pushtet. Gjithmonë kemi qenë bashkë.”, tha Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat