Haliti i VV-së: Me pas qenë 10 mijë protestues, PDK, AAK, NISMA, PSD ishin shty me bërryla kush me marrë fjalën i pari

Aktuale

Haliti i VV-së: Me pas qenë 10 mijë protestues, PDK, AAK, NISMA, PSD ishin shty me bërryla kush me marrë fjalën i pari

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 22:28
Enver Haliti

Deputeti i VV-së, Enver Haliti, ka komentuar protestë e veteranëve të mbajtur gjatë ditës së shtunë përballë Qeverisë së Kosovës.

Sipas Halitit, po të ishin 10 mijë protestues partisë si PDK, AAK, NISMA, e PSD “ishin shty me bërryla kush me marrë fjalën i pari”.

Por, sipas tij, kjo nuk ndodhi dhe u larguan.

“Me pas dalë nja 10 mijë protestues sot, PDK, AAK, NISMA, PSD ishin shty me bërryla kush me marrë fjalën i pari, mirëpo kur e panë sa është sahati ikën nga marrja mos me i pa kush”, ka shkruar Haliti i VV-së në Facebook.

Protesta e sotme përfundoi e qetë, teksa pjesë e saj ishin edhe deputetë të opozitës. Tubime të tilla u paralajmëruan edhe në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat