Haziri: E papranueshme dhe skandaloze përndjekja që po ia bën regjimi i Kurtit avokatit Berisha

Aktuale

Haziri: E papranueshme dhe skandaloze përndjekja që po ia bën regjimi i Kurtit avokatit Berisha

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 23:41
Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ngritur një akuza të rënda kundër Qeverisë Kurti, duke thënë se po e përndjek avokatin e njohur, Besnik Berisha.

Në një postim në facebook, Haziri ka shkruar rreth mungesës së sigurisë juridike në vend.

Haziri ka akuzuar regjimin e Kurtit për përndjekje politike. Ai e cilësoi arrestimin e avokatit Berisha si një shembull të mëtejshëm të kësaj praktike dhe kërkon ndalimin e kësaj.

“Është e papranueshme dhe skandaloze përndjekja që po ia bën regjimi i Kurtit avokatit, ndër më të mirët në Kosovë, Besnik Berisha. Pasiguria juridike është e tmerrshme në një vend ku edhe vetë avokati përballet me ndalim për qëllime të paraburgosjes. Për çka, do pyesni, për asgjë, do të themi!”, - shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat