Vazhdon seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Aktuale

Vazhdon seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 08:28
Foto ilustrim nga "Bota sot"/ Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi

Këtë të hënë do të vazhdoj  gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, të cilët akuzohen për krime lufte.

Në seancat e kaluara ka dhënë dëshminë e tij, Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa.  Remi ka thënë se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së nuk ka mundur t’i urdhërojë komandantët e zonave, meqë sipas tij, këta të fundit e njihnin më mirë situatën në zonat që i drejtonin.

Ai është intervistuar nga avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, në ditën e katërt të dëshmisë së tij në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Remi do ta vazhdoj edhe sot dëshminë e tij në kuadër të kësaj gjykate.

Gjykimi kundër Thaçit dhe të tjerëve  ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat