Konjufca udhëton në Francë për vizitë zyrtare

Aktuale

Konjufca udhëton në Francë për vizitë zyrtare

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 12:23
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të udhëtojë sot për vizitë zyrtare në Francë.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i kabinetit të tij, Ilir Kërçeli.

Konjufca përveç me Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Francës, Yaël Braun-Pivet, do të zhvillojë edhe disa takime të tjera.

Agjenda e takimeve të Konjufcës e publikuar nga Kërçeli.

Takim me znj. Yaël Braun-Pivet Kryetare e Asamblesë Kombëtare

1.Znj Valérie RABAULT, Nënkryetare e Asamblesë Kombëtare

2.Z. Jean-Louis BOURLANGES, Kryetar i Komisionit për punë të jashtme

3.Z. Frédéric PETIT, Député des Français établis hors de France

4.Z. Jean-Philippe ARDOUIN, Kryetar i Grupit të Miqësisë Francë-Kosovë

Takim me z. Gerard Larcher, Kryetari i Senatit Francez.

1.Z. Roger Karoutchi, ish ministër, Nënkryetari i parë

2.Z. Christian Cambon, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Mbrojtje dhe forca të armatosura

3.Znj Marta de Cidrac, Kryetare e Grupit të Miqësisë Francë – Ballkani Perëndimor

4.Znj. Laure Darcos, Kryetare e Grupit të Miqësisë për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat