Basha: Borrell do të duhej t’u kërkonte shteteve të BE-së heqjen e masave ndaj Kosovës

Aktuale

Basha: Borrell do të duhej t’u kërkonte shteteve të BE-së heqjen e masave ndaj Kosovës

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 00:00
Dimal Basha

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha ka deklaruar se emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak nuk po e trajton Kosovën në të njëjtën mënyrë siç po bën me shtetin e Serbisë në kuadër të dialogut.

Madje mos heqja e masave nga Bashkimi Evropian për Kosovën, sipas tij, shpërfaq formën e pa barabartë të trajtimit që emisari Lajçak i bënë palës kosovare në dialog.

“Kjo shpërfaq formën e pabarabartë të trajtimit që na e bën Lajçak. Lajçak si duket i lë disa marrëveshje tona anash, ose i len në fund ku ne nuk pajtohemi për shkak se duhet të ketë sekuencim të zbatimit të të gjitha marrëveshjeve. Dhe mendoj që kjo është bindja jo vetëm e Bislimit, por e gjithë neve që nuk ka për me u trajtu pa barabarësisht, me fjalë të tjera kërkojmë barazi dhe implementim, të të gjitha marrëveshjeve e Lajçak nuk duket që po e kryen”, tha Basha.

Sipas deputetit të VV-së,  meqenëse ka një dakordim mes palës kosovare dhe emisarit Lajçak, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell do të duhej që t’i dërgonte letër vendeve anëtare të BE-së, për heqje të të masave kundër Kosovës.

“Për më tepër edhe Borell për shkak se tani që kemi një dakordim me përfaqësuesin e BE-së, Lajçak për deeskalimin e situatës apo katër hapat që janë marrë vesh, atëherë nuk ka kuptim që zoti Borell mos me çu një mesazh një letër te të gjitha vendet anëtare të BE-së për me tregu që tani kemi një marrëveshje dhe duhet të hiqet çfarëdo presioni diplomatik apo çfarëdo mase që është vendosë kundër Republikës së Kosovës”, tha ai.

Tutje Basha shtoi se “meqenëse ka një dakordim nuk ka logjikë të jenë masat aty për çdo rast, për më tepër nuk ka asnjë masë për Serbinë”.

Kurse, kryenegociatori i Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, Besnik Bislimi, ka thënë se është për t’u habitur që Bashkimi Evropian nuk ka filluar procedurat për largim të masave ndaj Kosovës pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Bratisllavës.

Bislimi në një konferencë pas takimit në Bruksel ka thënë se marrëveshja e nënshkruar në Bratisllavë tetë ditë më parë është përgjigje ndaj kërkesave të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat