Presidentja Osmani takohet me ambasadorin amerikan, ja çka diskutuan

Aktuale

Presidentja Osmani takohet me ambasadorin amerikan, ja çka diskutuan

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 18:28
Osmani dhe ambasadori amerikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin bisedoi për zhvillimet në vend, me fokus të veçantë në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në njoftimin nga Presidenca, thuhet se në takim u diskutua edhe për vazhdimin e bashkërendimit me partnerët, duke e ditur që si institucionet tona ashtu edhe SHBA-të, kanë të njëjtin qëllim për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot ambasadorin Hovenier me të cilën kanë biseduar për situatën aktuale politike dhe qëndrimet e PDK-së.

Image
Osmani dhe ambasadori amerikan

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se për PDK-në, veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, janë tërësisht të papranueshme.

Sipas tij, ky nuk është vullneti i qytetarëve dhe ajo për të cilën ata kanë votuar.

“Ambasadorit amerikan i shpreha qëndrimin që Kosova të mos vuaj masa ndëshkuese për shkak të kryeneçësisë politike të një individi”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat