Gola i VV-së: Veteranët meritojnë më shumë se Paga Minimale, por listat duhet pastruar

Aktuale

Gola i VV-së: Veteranët meritojnë më shumë se Paga Minimale, por listat duhet pastruar

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 23:34
Ardian Gola

Ardian Gola, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se veteranët e UÇK-së meritojnë më shumë se pagën minimale, por ai shton se listat duhet të pastrohen.

Gola ka thënë se edhe ish-presidenti Hashim Thaçi kishte thënë se “listat janë të fryra”.

Rrjedhimisht, ai thotë se dërgimi i seancës së 13 korrikut në Gjykatë Kushtetuese, ku përfshihet edhe paga minimale është në kundërshtim me vetë qëndrimin e Thaçit për listat e veteranëve.

”Kjo i bie  që ata do ta dërgojnë vetë iniciativën e tyre, realisht heqjen e kompensimit dhe mbështetjes financiare për veteranët ka filluar me mandatin e PDK-së, siç atë botë ne e dim vetë kritikat që i kanë pasur eksponenentët  e PDK-së si Hashim Thaçi kritikonte fryerjen enorme të veteranëve, madje e thotë se kjo fyerje e listës do të jetë një barrë e papërballueshme për buxhetin e Kosovës”, ka thënë ai në T7.

”Vetëvendosje po e ndjek një rrugë të logjikshme që do të imponojë një politikë e cila do të kërkojë që në njëfarë mënyre vetë organizatat e dalura nga lufta të marrin seriozisht pastrimin e listave nga persona që nuk kanë qenë pjesë e UÇK-së”, ka deklaruar Gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat