Këshilltari i Bislimit tregon arsyen pse nuk shkoi zëvendëskryeministri për raportim në Komision

Aktuale

Këshilltari i Bislimit tregon arsyen pse nuk shkoi zëvendëskryeministri për raportim në Komision

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 10:38
Besnik Bislimi

Klisman Kadriu, këshilltari i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi ka arsyetuar mospjesëmarrjen e këtij të fundit në Komisionin Parlamentar për Integrim Evropian.

Kadriu tha se zv.kryeministri nuk shkoi për raportim në këtë komision për shkak të mungesës së kuorumit.

“Mbledhja e paraparë për raportim të zëvendëskryeministrit Bislimi para Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian, nuk u mbajt për shkak se nuk pati kuorum.

Jo sepse nuk shkoi zëvendëskryeministri Bislimi.

Ai pikërisht nuk ishte prezent, sepse nuk kishte kuorum.  Zëvendëskryeministri Bislimi nuk ka refuzuar asnjëherë të raportojë në Komisionin për Integrim Evropian”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat