Dalin pamjet nga momenti kur nxirret trupi i pajetë në lumin Drin, kjo është gruaja që u hodhë nga ura

Aktuale

Dalin pamjet nga momenti kur nxirret trupi i pajetë në lumin Drin, kjo është gruaja që u hodhë nga ura

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 06:45
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dje u raportua se është gjetur një trup i pajetë në lumin Drin në fshatin Krajk të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar edhe togeri i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi, i cili tha se viktima s’është identifikuar ende.

Sipas Bytyqit, trupi është gjetur nga peshkatarët që ndodheshin për peshkim atje.

“Rreth orës 15:40 Policia ka marrë informatë se se në lumin Dri në fshatin Krajk dyshohet se është gjetë një trup i pajetë. Patrolla policore ka shku menjëherë në vendin e ngjarjes edhe ka konstatu se në lum është gjetë një trup njeriu, dyshohet që të jetë femër, kufomë. Kufoma është gjetë nga peshkatarët që kanë qenë duke peshku aty. Momentalisht të gjitha njësitë policore janë në vendin e ngjarjes. Për momentin nuk është bë identifikimi i kufomës ende”, tha Bytyqi.

Ndërkohë mediumi lokal Besa ka publikuar pamjet nga momenti kur ekipi i zjarrfikësve kanë bërë tërheqjen e trupit të pajetë nga lumi.

Mësohet se viktima dyshohet të jetë Arjeta Celina Makasqi, e cila dyshohet se u hodh javë më parë nga “Ura e Fshajtë në Gjakovë”.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat