Pas dhjetë ditëve kërkim, asnjë gjurmë për gruan e zhdukur në liqenin e Ujmanit

Aktuale

Pas dhjetë ditëve kërkim, asnjë gjurmë për gruan e zhdukur në liqenin e Ujmanit

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 22:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Pjesëtarët e Shoqatës së Kërkim Shpëtimit të Kosovës gjatë tërë të dielës kontrolluan për ndonjë gjurmë të Smilena Jankoviqit, e zhdukur para gati dy javësh.

Edhe sot ka vazhduar kërkimi në liqenin e Ujmanit për gjetjen e qytetares së humbur ditë me parë. Aksionit të sotëm përveç shoqatës tonë, Policisë së Kosovës i’u bashkangjit edhe Klubi i Zhytjes “Trepça’ nga Mitrovica. I falënderojmë për bashkpunimin dhe mbështetjen e pakursyer atëherë kur ka nevojë. Përkundër angazhimit tonë, nuk kemi arritur të gjejmë asnjë gjurmë të saj”, ka njoftuar në Facebook Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.

86 vjeçarja nga Okalku, fshat kufitar i Zubin Potokut doli nga shtëpia mesditën e 12 korrikut, kur e edhe familja e pa për herë të fundit.

Në ditët e para në kërkim të të moshuarës doli Policia e Kosovës e së fundi u thirrën edhe ekipet e specializuara.

Nga Shoqata e Kërkim-Shpëtimit pohuan se mbaruan kërkimin brenda territorit të Kosovës, derisa falënderuan për bashkëpunimin  Klubin e Zhytjes “Trepça’ dhe Policinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat