Kurti: Rruga Komoran-Drenas-Skenderaj po zgjerohet, shpronësimi na solli vonesa

Aktuale

Kurti: Rruga Komoran-Drenas-Skenderaj po zgjerohet, shpronësimi na solli vonesa

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se Rruga, Komoran-Drenas-Skenderaj po zgjerohet.

Përmes një postimi në Facebook, shefi i ekzekutivit ka thënë se qeveria po angazhohet që t’i zgjidhë të gjitha problemet një nga një, përfshirë këtu “edhe shpronësimin e pronave, që na solli vonesa në këtë rrugë”.

“Më e mira është që punimet po zhvillohen për së mbari, e kështu zgjerimi i rrugës të përfundojnë sa më parë”, ka shkruar Kurti.

Tutje ai ka bërë të ditur se për këtë projekt janë ndarë 13 milionë euro për vitin 2024 ndërsa 15 milionë euro për vitin 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat