“Shpërthen” Gashi ndaj gazetarëve dhe analistëve që kritikojnë Kurtin: Këto janë pyetjet “epike” për OVL-në

Aktuale

“Shpërthen” Gashi ndaj gazetarëve dhe analistëve që kritikojnë Kurtin: Këto janë pyetjet “epike” për OVL-në

Nga: N.E Më: 25 korrik 2023 Në ora: 23:14
Foto ilustrim

Analisti politik, Lirim Gashi, ka shprehur habinë e tij për deklaratat e analistëve dhe gazetarëve kur “kritikojnë” Lëvizjen Vetëvendosje.

Përmes një shkrimi në Facebook, Gashi thotë se ata dëshirojnë të krijojnë një mal të dendur si xhungla rreth burimeve apo origjinës së problemeve dhe rreth krimeve shumëdimensionale, për t'jua humbur gjurmët shkaktarëve të tyre.

Sipas tij, problemet dhe krimet shumë dimensionale i kanë bërë ish- krerët e partive që ishin deri dje në pushtet.

“Shpesh mbetem pa tekst nga tronditja kur shoh se gazetarët dhe analistët tanë të paaftë, hipokritë, lakmitarë dhe partiakë vazhdojnë të gabojnë dhe të mos merren në mënyrë analitike dhe shkencore me origjinën apo burimin e problemeve në këtë shoqëri dhe shtet, që nuk kanë lidhje me Vetëvendosjen, e cila nuk i krijoi por i gjeti mes nesh. Pse nuk e bëjnë këtë? Sepse dëshirojnë ta krijojnë një mal të dendur si xhungla rreth burimeve apo origjinës së problemeve dhe rreth krimeve shumëdimensionale, për t'jua humbur gjurmët shkaktarëve të tyre.

Dhe kush i krijoi problemet dhe bëri krimet shumëdimensionale?

Natyrisht ish krerët e partive që ishin deri dje në pushtet

Dhe natyrisht gazetarët dhe analistët tanë nuk do të merren kurrë më origjinën apo burimin e problemeve, sepse ata tërë kohën janë financuar me paratë që krerët mafiozë të qeverive të kaluara i kanë vjedhur nga populli i tyre dhe nga buxheti i shtetit të tyre”, ka thënë Gashi.

Ai gjithashtu, shpreh çudi pse drejtuesit e OVL-së nuk pyesin pse shqiptarët kanë kaq pak besim në ta.

Gashti pyet pse ata nuk protesuan kur Thaçi nënshkroi asociacionin, pse nuk protestuan kur Thaçi bëri presion për formimin e Gjykatës Speciale si dhe pse ata nuk protestuan kur kuptuan se fryheshin listat e veteranëve.

Shkrimi i plotë:

Shpesh mbetem pa tekst nga tronditja kur shoh se gazetarët dhe analistët tanë të paaftë, hipokritë, lakmitarë dhe partiakë vazhdojnë të gabojnë dhe të mos merren në mënyrë analitike dhe shkencore me origjinën apo burimin e problemeve në këtë shoqëri dhe shtet, që nuk kanë lidhje me Vetëvendosjen, e cila nuk i krijoi por i gjeti mes nesh.

Pse nuk e bëjnë këtë?

Sepse dëshirojnë ta krijojnë një mal të dendur si xhungla rreth burimeve apo origjinës së problemeve dhe rreth krimeve shumëdimensionale, për t'jua humbur gjurmët shkaktarëve të tyre.

Dhe kush i krijoi problemet dhe bëri krimet shumëdimensionale?

Natyrisht ish krerët e partive që ishin deri dje në pushtet

Dhe natyrisht gazetarët dhe analistët tanë nuk do të merren kurrë më origjinën apo burimin e problemeve, sepse ata tërë kohën janë financuar me paratë që krerët mafiozë të qeverive të kaluara i kanë vjedhur nga populli i tyre dhe nga buxheti i shtetit të tyre.

Në vend të kësaj ata tërë kohën do të merren me efektet anësore të krimeve dhe problemeve, të cilat do të tentojnë t'ia atribuojnë Vetëvendosjes, ani pse ajo nuk ka lidhje me vrasjet e pasluftës, me kapjen e shtetit, me pastrimin e parave të pista, me vjedhjen e buxhetit, me vjedhjen e donacioneve, më vjedhjen e fondeve për ndërtime dhe investime, me manipulimin e votave, me uzurpimin e doganave, me pazaret me territorin e shtetit, me nënshkrimin e dokumentit të Asociacionit të Komunave Serbe, me privatizimin, falimentimin dhe tenderimin mafioz, me krijimin e Gjykatës Speciale, me dirigjimin e gjyqësorit dhe prokurorisë, më krimin e organizuar dhe korrupsionin, më vjedhjen e thesarit të shtetit, me vjedhjen e akteve nga dhoma e dëshmisë dhe me ndotjen listave të veteranëve të luftës.

Pra nuk i ka ndotur Vetëvendosja listat e veteranëve të luftës, që të jetë fajtore për mospastrimin e tyre.

Lind pyetja: kush i ka ndotur listat e veteranëve të luftës?

Natyrisht ish liderët e opozitës së sotme dhe pushtetit të djeshëm që kurrë nuk kanë mundur ta ngopin fytin me asgjë.

Çuditërisht, ose me qëllim, drejtuesit e OVL-së asnjëherë nuk e pyesin veten : pse shqiptarët kanë kaq pak besim në ta ?

Sepse nëse do t'ia bënin vetes këtë pyetje, ata shumë shpejtë do të vinin tek përgjigjja e saktë, se organizata që ata kanë drejtuar gjatë gjithë kohës ka funksionuar si një shtojcë apo si një degë partiake e Pdk-së.

Lind pyetja tjetër po aq e rëndësishme :

Pse nuk protestoi OVL kur Hashim Thaçi nënshkroi me delegacionin serb në Bruksel marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe?

Lind pyetja tjetër akoma më e rëndësishme :

Pse nuk protestoi OVL kur Hashim Thaçi u bëri presion të madh deputetëve të partisë së tij në parlamentin e Kosovës për ta bërë Gjykatën Speciale që Serbia e do aq shumë pjesë të kushtetutës shtetërore ?

Ose pse nuk protestoi OVL-ja kur e kuptoi se listat e veteranëve po fryheshin aq shumë, saqë do të eksplodonin në çdo moment si tullumbace?

Pra, nuk ishte Albin Kurti dhe propaganda e tij që i bindi shqiptarët se sa të pandershëm, të pasinqertë, djallëzorë dhe lakmitarë ishin disa komandantë të luftës që tentuan të përfitojnë gjithnjë e më shumë nga roli i tyre komandues në luftë dhe ai shtet-drejtues në paqe dhe në këtë mënyrë pa e vërejtur fare u konvertuan në legjionarë të huaj.

Shqiptarët vetë e panë ose e lexuan me sytë e tyre karakterin e tyre tinëzar, mafioz, hipokrit, lakmitar dhe anti kombëtar.

Analistët tanë që nuk dinë ose nuk duan të analizojnë siç duhet, ose gazetarët tanë që nuk dinë të shkruajnë dhe lexojnë siç duhet, duhet ta kapin majen e hundës së tyre dhe ta pyesin veten :

Cilat gabime të pafalshme i kemi bërë ne në të kaluarën që shumica e popullsisë sonë nuk na beson më?

Dhe nëse do t'ia bënin vetes këtë pyetje me sinqeritet, do të merrnin shpejt një përgjigje të sinqertë, që ndoshta do t'i trondiste në fillim kur do të kuptonin se sa e gjatë është lista e gjërave që i kanë bërë gabim, por gjithashtu do t'i zgjonte nga gjumi dhe do t'i aftësonte për të ardhmen.

Sepse të kuptuarit dhe të pranuarit e gabimit, është hapi i parë drejt përmirësimit.

Vetëvendosje mund të kritikohet vetëm për gjërat e kqija që kanë ndodhur në kohën e qeverisjes së saj por jo përmes kurdisjes së kurtheve apo përmes sajimeve të aferave të paqena dhe bërjes së krahasimeve të pakrahasueshme, por përmes fakteve konkrete duke e marrë në konsideratë jo vetëm kohën dhe situatën e përgjithshme rajonale dhe globale në të cilën po vepron prej ditës së parë të ardhjes në pushtet por edhe sabotazhin që po ia bëjnë me forca të përbashkëta opozita jonë dhe Edi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat