Szunyog: Masat janë të përkohshme, por nevojitet angazhim konstruktiv për depërshkallëzim

Aktuale

Szunyog: Masat janë të përkohshme, por nevojitet angazhim konstruktiv për depërshkallëzim

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 11:26
Tomas Szunyog

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog ka përsëritur sot se masat e BE-së ndaj Kosovës janë të përkohshme dhe të kthyeshme. Megjithatë, ai ka theksuar se nevoijitet angazhim konstruktiv për të përmbushur depërshkallizimin e situatës në veri.

Kështu është deklaruar Szunyog pas takimit me Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme.

“Patëm një shkëmbim të mirë me Komisionin për Punë të Jashtme për zhvillimet e fundit dhe situatën në veri.

I shpjegova se Masat e BE-së janë të përkohshme dhe të kthyeshme, por nevojitet një angazhim konstruktiv për të përmbushur de-përshkallëzimin siç kërkohet nga deklarata BE e 27 e 3 qershorit”, ka shkruar ai në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat