Szunyog: Do të ketë pasoja negative nëse kërkesat e pritjet BE-së nuk respektohen

Aktuale

Szunyog: Do të ketë pasoja negative nëse kërkesat e pritjet BE-së nuk respektohen

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 12:35
Tomas Szunyog

Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se masat që BE-ja ia ka vënë Kosovës vijnë pas mospërmbushjes së kërkesave lidhur me situatën në veri.

Madje thotë se pasoja negative nëse këto kërkesa dhe pritje nuk respektohen. Këto komente ai i bëri pas takimit me anëtaret e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme.

“Kemi diskutuar një numër temash, përfshirë marrëdhënëniet midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës, zgjerimin e procesit të BE-së, sigurisht kemi folur edhe për situatën në veri, eskalimin e situatës dhe hapat e radhës në procesin e dialogut. Mendoj se kemi pasur një bisedim të mirë, kemi shkëmbyer një numër të mirë të informacioneve, pra kam një ndjenjë të mirë për këtë takim”.

“Pozicionimi ynë është mjaft i qartë, ne kemi një deklarim të përbashkët, të deklaruar nga përfaqësuesi ynë Borrell, në kuadër të 27 shteteve anëtare të BE-së, që nga 3 qershori”.

“Kjo është për neve politikë e BE-së dhe e çdo shteti anëtar të BE-së. E përsëris, ky qëndrim i datës 3 qershor është mjaft i qartë. Ka kërkesa dhe pritje të caktuara dhe poashtu është një qëndrim ku thuhet qartë se do ketë pasoja negative nëse këto kërkesa dhe pritje nuk respektohen”.

“Dhe ne vazhdojmë të udhëhiqemi nga ky qëndrim. E përsëris, ne nuk po vendosim sanksione, por nëse e keni fjalën për masa, pozicioni ynë i konfirmuar nga shtetet anëtare që nga 3 qershori, por gjithashtu i konfirmuar nga Këshilli i Evropës, nga 3 qershori qëndron i njëjtë. Qëndrimi i 3 qershorit është çfarë po i udhëheq politikat tona. Mendoj se është dhënë një qëndrim tejet i qartë nga EULEX-i, dhe ne e mbështesim EULEX-in plotësisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat