Venhari: Policët serbë në veri punojnë me dëshirë, kjo i pengon Beogradit

Aktuale

Venhari: Policët serbë në veri punojnë me dëshirë, kjo i pengon Beogradit

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 00:32
Gynen Venhari

Gynen Venhari, drejtues i organizatës Gjeopost, duke komentuar presionin që po u bëhet policëve të rinj serbë në veri, deklaroi se po shfrytëzohen dhe keqpërdoren kanalet ruse nga ana e Serbisë për t’i bërë presion qytetareve të Republikës së Kosovës nga komuniteti serb.

“I bëjnë presion atyre të cilët dëshirojnë të punojnë dhe vullnetarisht janë lajmëruar dhe dëshirojnë të jenë pjesë e këtij komuniteti, pjesë e shtetit të Republikës së Kosovës, por kjo nuk i konvenon Serbisë dhe mentorëve të tyre që janë në Moskë”, deklaroi Venhari.

Ai shtoi se drejtoria për polici duhet t’i qëndrojë prapa këtyre qytetarëve.

Sipas tij është mirë që kanë reaguar të gjithë ambasadorët në Prishtinë dhe bëri thirrje që edhe instancat tjera ndërkombëtare që Serbisë t’i bëhet presion dhe që të lirohen qytetarët serbë që ta zgjedhin jetën e tyre si ata kanë dëshirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat