Kica-Xhelili thotë se VV dëshiron t’i kapë institucionet haptazi

Aktuale

Kica-Xhelili thotë se VV dëshiron t’i kapë institucionet haptazi

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 17:30
Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Qeverinë se përmes ndryshimit që po tentojnë ta miratojnë në Kuvend për Ligjin për Shërbyesit Civil, duan që ta kontrollojnë se kënd duan ta largojnë nga puna e kënd duan që ta punësojnë.

Kica-Xhelili ka thënë se diçka të tillë s’ka parë të ndodh në një Kosovë ku ka ndodhur gjithçka.

Ajo ka thënë se ndryshe nga individë të caktuar që kanë vepruar në të kaluarën, Lëvizja Vetëvendosje as nuk po e fsheh tashmë që po dëshiron kapjen e institucioneve.

Reagimi në Kuvend kishin edhe shumë deputetë opozitar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat