Rritet numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës

Aktuale

Rritet numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 15:14
Ilustrim

Numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës është rritur për rreth 30 për qind nga vendorët dhe rreth 13 për qind nga të huajt gjatë muajit qershor 2023, krahasuar me vitin paraprak.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i përgjithshëm i vizitorëve gjatë kësaj periudhe ishte mbi 48 mijë krahasuar me vitin 2022 kur ishin regjistruar mbi 37 mijë vizitorë.

“Në qershor 2023, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 48 079, prej tyre 39,02%, ishin vendorë dhe 60,98% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin qershor të vitit 2022 (sa ishin 37 292 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve për 29,0%. Numri i net-qëndrimeve ishte 122 945, prej tyre 44,6% nga vendorët dhe 55,3% nga të huajt”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Ndërsa sa i përket prejardhjes së vizitorëve të huaj, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, më së shumti vizitorë janë regjistruar nga Shqipëria, Gjermania, Turqia e Zvicra.

“Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (qershor 2022) ka rritje të vizitorëve për 13,3%. Në total 29 317 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga: Shqipëria, Gjermania, Turqia, Zvicra etj”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat