Flet drejtori i shkollës ku punonte lipjanasi, i cili vrau gruan dhe djalin

Aktuale

Flet drejtori i shkollës ku punonte lipjanasi, i cili vrau gruan dhe djalin

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 19:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Rufc të komunës së Lipjanit. Abedin Bekteshi ka vrar% gruan dhe djalin e tij.

Gazeta ka raportuar më herët se i njëjti ishte teknik në shkollën “Ismail Luma” në Lipjan.

Media ka kontaktuar me drejtorin e shkollës, Driton Sadiku. Ai tha se janë shumë të prekur nga rasti.

Sipas tij, Bekteshi nuk kishte sjellje agresive, madje i njëjti ishte shumë i afërt me njerëzit dhe kishte sjellje shumë korrekte.

“Nuk ka pasur asnjë sjellje të dyshimtë ose të keqe. Ai gjithmonë është sjell irë me stafin dhe nxënësit, nuk na ka shkaktuar kurrë problem, jemi të shokuar. Si staf jemi shumë të prekur me rastin, vërtetë na erdhi befasi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat