Kryeministria uron SDA-në: Lëvizje që vendosi celulat e shtetit boshnjak

Aktuale

Kryeministria uron SDA-në: Lëvizje që vendosi celulat e shtetit boshnjak

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Zyra e Kryeministrit Albin Kurti nëpërmjet një deklarate për media ka uruar 33-vjetorin e themelimit të Lëvizjes SDA në Sanxhak, derisa vlerësoi kontributin e këtij subjekti politik në vendosjen e celulave të shtetit të sotëm në Bosnjë e Hercegovinë.

“Sot e 33 vjet më parë boshnjakët dhe shqiptarët po ndodheshin përballë një fati të ngjashëm të nxitura nga orekset e një Serbie të Madhe me flamurtar Millosheviqin dhe Akademinë Serbe”, thuhet në deklaratën e kryeministrisë.

Tutje në deklaratë theksohet se në territorin e Sanxhakut, ku edhe sot kujtesa kolektive për fatin e ngjashëm të shqiptarëve dhe boshnjakëve ndjehet dhe ruhet, kërkohej guxim e vendosmëri për ndërmarrjet politike.

“SDA e atëbotshme do t’i dilte zot kësaj pune, si në Bosnje, si jashtë saj. Do të ishte SDA lëvizja që vendosi celulat e shtetit të sotëm boshnjak, kristalizimit të identitetit kombëtar si dhe pluralizmit politik brenda dhe jashtë Bosnjës. Serbia edhe sot mohon gjenocidet e kryera, dhe nuk do t’ia dijë as për S-në e Sanxhakut.

Në mënyrë sistematike çon në moszhvillim rajonet e banuara me pjesëtarë pakicash si Lugina e Preshevës e Sanxhaku, ndërsa flet se tjerët po punojnë në dëbimin e serbëve. Nuk zgjeron të drejtat e tyre, por drejton gishtin kah ne për diskriminim. Në fjalë tjera: në një trajektore prej 33 vjetësh kemi përballë një Serbi që nuk ndryshon”, thuhet në këtë deklaratë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat