Jep dorëheqje zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, kalon në IKSHPK

Aktuale

Jep dorëheqje zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, kalon në IKSHPK

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 17:06
Faik Hoti

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka dhënë dorëheqje nga pozita që e mbante.

Angazhimi i Hotit tashmë do të jetë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook.

Postimi i plotë:

Dje kam përmbyllur një periudhë më shumë se 14 vjeçare të angazhimit tim në Ministrinë e Shëndetësisë në përgjegjësi e detyra të ndryshme. Nga sot kam vazhduar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Dua të shpreh falënderimin tim për kolegët në Ministri, me të cilët kemi bërë shumë vite punë së bashku; partnerët jashtë Ministrisë; kolegët në IKSHPK për pritjen e tyre; mediat me të cilat kam ndarë pjesën më të madhe të punës time; dhe qytetarët, përmes të cilëve kam mësuar më së shumti për shëndetësinë tonë.
Falënderues pa fund për të gjithë ata që kanë besuar në mua, më kanë mbështetur në këtë periudhë sfiduese dhe interesante të angazhimit tim profesional, duke i dhënë punës time vlerë dhe bërë atë më të çmueshme.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat