Aprovohet ankesa e ish-ambasadori i Kosovës në Itali, anulohet vendimi i Komisionit Diciplionor të MPJD-së

Aktuale

Aprovohet ankesa e ish-ambasadori i Kosovës në Itali, anulohet vendimi i Komisionit Diciplionor të MPJD-së

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 18:14
Ish-ambasadori i Kosovës në Itali, Albert Prenkaj

Albert Prenkaj pesë muaj më parë ishte larguar nga pozita e Drejtorit në Departamentin për Amerikë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

Gazeta më herët kishte raportuar për vendimin për largimin e tij nga puna përkundër që Gjykata Themelore e Prishtinës, më 20 mars, e kishte aprovuar si të bazuar kërkesën e Albert Prenkajt kundër Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës.

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK), ku edhe ishte ankuar Prenkaj së fundmi ka dalë me vendim ku është aprovuar pjesërisht si e bazuar ankesa e tij

Kurse është anuluar vendimi i Komisionit Disiplinor të MPJD-së dhe çështja është kthyer në rishqyrtim dhe rivendosje.

Komisoni i MPJD-së, është obliguar që brenda 15 ditësh nga dita e pranimit të bëjë zbatimin e këtij vendimi, të bëjë rishqyrtimin e këtij rasti.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat