Mazllum Baraliu: Garniturën e Millosheviqit po e favorizon bota

Aktuale

Mazllum Baraliu: Garniturën e Millosheviqit po e favorizon bota

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 23:26
Mazllum Baraliu

Ish-Kryeshefi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu thotë se gjasat për t’u zgjedhur sërish kryetarë shqiptarë në ndonjë komunë në veri nëse marrin pjesë serbët, janë të vogla.

“Nga dalja në zgjedhje. Në qoftëse dalin qytetarët më shumicë atje që janë të komuniteteve të tjera, sidomos të komunitetit serbë, nuk pritet të ketë një situatë të tillë”, deklaron ai.

Ai thotë se kryetarët e zgjedhur në veri po vazhdojnë të pengohen nga Beogradi.

Njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu thotë se  “garniturën” e Millosheviqit po e favorizon bota.

“I kanë penguar dhe po i pengojnë gjithnjë elementet atje të dirigjuar nga Beogradi, Beogradi zyrtar, e sidomos nga kreatura e Millosheviqit, Është një garniturë e Millosheviqit, atje në krye që është Daciq e Vuciq, e kompania e tyre, para syve të botës, dhe bota jo vetëm që nuk po ndal, por në një mënyrë po i mirëkupton, po i favorizon, sepse Serbia nuk ka sanksione, Kosova ka sanksione”, u shpreh ai.

Që nga zgjedhja e kryetarëve shqiptarë në komunat veriore, simbole të Republikës së Kosovës janë prezentë në hyrje të çdo objekti.

Profesori, Mazllum Baraliu thotë se kjo është e rregulluar me ligj, por se një gjë e tillë nuk është bërë edhe më parë.

“Ligji është zbatuar atje nga këta njerëz. Ligji parasheh se simbolet detyrimisht vendosen në institucionet, dhe zbatohen në institucionet shtetërore publike. Ndërkohë ata e kanë shkelë për çdo ditë kushtetutën, për çdo ditë ligjin, dhe askush s’ka ndërmarrë masa, andaj kësaj radhe askush nuk ka të drejtë t’i thotë Kosovës pse ti po ndërmerrë Kosovës, për të vu rend, dhe rregull”, u shpreh ai.

Më 10 korrik, Kosova ka arritur marrëveshje me BE-në për ulje të tensioneve, dhe në të është përfshirë edhe mbajtja e zgjedhjeve të reja në veri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhje nuk mund të ketë pa shtensionim të plotë të situatës në veri.BE-ja ka bërë thirrje që zgjedhjet në veri të mbahen në një afat sa më të shkurtër kohor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat