Presidentja Osmani në Bondsteel: Prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë, garanci e stabilitetit dhe sigurisë

Aktuale

Presidentja Osmani në Bondsteel: Prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë, garanci e stabilitetit dhe sigurisë

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 11:24
Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani sot në mëngjes ka qenë në Bondsteel nga ku kanë thënë se prezenca e ushtrisë amerikane garanton sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.

“Sot në mëngjes në Bondsteel, në ndërrimin e komandës ndërmjet Kol. Matthew O. Dinenna dhe Kol. Terry A. Saul.

Prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë është garanci e stabilitetit dhe sigurisë në vendin tonë!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ndërkaq e para e shtetit theksoi se prezenca e ushtrisë amerikane në Kosovë është garanci e stabilitetit dhe sigurisë në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat